Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë

Një ndërtesë në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës, më saktësisht në rrugën “17 Shkurti” është përfshirë nga zjarri.

Një gjë të këtillë e ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i policisë së rajonit të Prishtinës, teksa ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri i shkaktuar, shkruan Gazeta Express.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një zjarr në një objekt në rrugën “17 Shkurti” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.

Ende nuk është bërë i ditur shkaktari i zjarrit.