Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një banesë në Mitrovicë (FOTO)

Përfshihet nga zjarri një banesë në Mitrovicë (FOTO)

Është përfshirë nga zjarri kati i dytë i një banese në lagjen “Ferat Dragaj” në Mitrovicë.

Policia që ishin në vendin e ngjarjes, i thanë Klan Kosovës se banesa ka qenë e pa banuar, pasiqë pronari i saj jeton jashtë Kosovës.

Nga ky zjarr nuk ka të lënduar, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe është ndalur, përcjell Klankosova.tv.

Ndryshe, ende nuk dihen shkaktarët e zjarrit, megjithatë me rastin po merret policia.