Zjarri ka përfshirë sot një prej banesave që gjenden në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Pamje të shumta të publikuara së fundi kanë treguar se zjarri kishte përfshirë banesën, por që për fat t mirë nuk ka ndonjë person të lënduar.
Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se rreth orës 12:00 janë informuar për një zjarr në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.