Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrethana të panjohura në Dragash është ëprfshirë nga zjarri njëri nga filialet e Postës së Kosovës.
Rastit ju kanë përgjigjur njësiti relevante policore, si dhe njësiti zjarrfikëseve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime./Gazeta Alo/