Fjalë Kyçe

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Prishtinë

Pjesëtarëve të zjarrfikësve në Prishtinë iu është dashur intervenimi i hershëm sot.

Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën ‘Bajram Kelmendi’në kryeqytet.Përpos dëmeve material që i janë shkaktuar këtij lokali, nuk dihet nëse pati persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë janë ekipet emergjente, të cilat edhe arritën të shuanin zjarrin.