Fjalë Kyçe

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Përfundojnë pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Kanë përfunduar pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës së Kosovës.

Në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës, janë duke u zhvilluar tri ndeshje.

Në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’,  Ballkani është duke e mposhtur 0-1 Feronikelin.

Futbollisti i talentuar, Blend Baftiu, ka shënuar golin e vetëm gjatë kësaj pjese.

Në dy ndeshjet tjera që po zhvillohen në këtë orar, Trepça ’89 po mposht 1:0 Vushtrrinë, ndërsa Dukagjini dhe Prishtina po luajnë baras.