Fjalë Kyçe

Përfundon karantina për klubin më të prekur nga koronavirusi

Përfundon karantina për klubin më të prekur nga koronavirusi

Këtë fundjavë përfundon karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, klubit më të prekur nga COVID-19. Mediat në Spanjë raportojnë se asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

Valencia është skuadra e futbollit më e prekur nga Covid-19, teksa burime të mediave spanjolle bëjnë me dije se bëhet fjalë për rreth 25% të stafit, përfshi futbollistë, trajnerë dhe drejtues, raporton Gazeta Express.

Natyrisht, sipas të gjithëve kjo ndodhi për shkak të vizitës në Itali, vendit më të prekur nga COVID-19 që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 9 mijë persona, derisa janë infektuar mbi 80 mijë.

Klubi spanjoll ishte në Lombardi në muajin shkurt për t’u përballur me Atalantën në Milano, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kampionëve, dhe u raportua se aty ndodhi përhapja e madhe e virusit, ashtu edhe për Atalantën.

Sipas mediave spanjolle, në klubin e Valencias janë prekur rreth 10 futbollistë dhe 15 të tjerë pjesë e stafit të trajnerëve dhe drejtuesve, por ka edhe një lajm të mirë.

Kjo pasi këtë fundjavë përfundon edhe karantinë 14-ditore e futbollistëve dhe stafit të Valencias, ndërsa asnjë prej të prekurve nuk pati komplikacione, por e kaluan kryesisht pa simptoma virusin që po “gjunjëzon” botën.

Sido që të jetë, situata nuk është mirë ende në Spanjë, kështu që futbollistët, tani më pothuajse të shëruar, do të vazhdojnë të qëndrojnë të vet-izoluar.

Pas Italisë, Spanja është vendi më i prekur në Evropë nga COVID-19.
AS raporton se deri më tani janë konfirmuar mbi 64 mijë raste pozitive, derisa nga ky virus kanë vdekur 4.932 persona.