Fjalë Kyçe

Përfundon koha e rregullt pa fitues: Finalja mes Italisë dhe Anglisë shkon në vazhdime

Përfundon koha e rregullt pa fitues: Finalja mes Italisë dhe Anglisë shkon në vazhdime

Ka përfunduar koha e rregullt të finales së “Euro 2020” mes Italisë dhe Anglisë.

Pavarësisht rasteve të dy Kombëtareve, koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Luke Shaw që vetëm pas dy minutave lojë zhbllokoi rezultatin duke shënuar në stilin vollej pas harkimit të Trippier.

Ky gol gjithashtu ishte më i shpejti në një finale të Kampionatit Evropian.

Italia tutje rrezikoi me Federico Chiesa, por goditja përfundoi jashtë porte, kësisoj pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Edhe në pjesën e dytë, “Azzurët” ishin më dominues në krahasim me “Tre Luanët”.

Chiesa provoi disa herë, por assesi nuk ia doli. Italia gjeti golin përmes Leonardo Bonuccit, që pas një topi të kthyer shënoi nga afërsia (67′).

Pas këtij goli, Anglia u këndell dhe nisi të formonte disa aksione, që assesi nuk i konkretizuan.

Rast të artë kishte Berardi i Italisë, që dështoi të shënonte nga afërsia.

Kësisoj, koha e rregullt përfundoi me rezultat 1 – 1, derisa tani mbetet të shihet nëse do këtë fitues në vazhdime, për të mësuar kush është kampioni i ri i Evropës, apo duhet penalltitë që të vendosin.