Fjalë Kyçe

Përfundon me barazim pjesa e parë e ndeshjes Drita-Prishtina

Përfundon me barazim pjesa e parë e ndeshjes Drita-Prishtina

Ka përfunduar pjesa e parë e derbit ndërmjet Driës dhe Prishtinës. Sapo ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Superligës, ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat hynë në fushë me skuadrat më të mira të mundshme. Por, vlen të ceket se në pjesën e parë, Drita kishte iniciativën ndaj Prishtinës.

Fillimisht ishte Xhevdet Shabani i cili tentoi nga gjuajtja e lirë, por Ardit Nika u tregua i vëmendshëm.

Në min (12’), Shabani realizoi gol, por që goli u anulua pasi u cilësua si pozitë jashtë loje. Megjithatë, Drita nuk i ndali sulmet e saj. Betim Haxhimusa shënoi gol në min (21’) për t’i dhënë avantazhin skuadrës së Dritës.

Por, as kryeqytetasit nuk qëndruan duarkryq, Prishtina arriti të barazojë rezultatin.

Ishte futbollisti, Endrit Krasniqi i cili shënoi gol nga gjuajtja e lirë dhe barazoi shifrat. Ky gol ishte një shtysë tejet e madhe për Prishtinën që tani shkon në pushime me rezultatin baras.

Skuadrat shkuan në pushime me avantazhin e merituar të Dritës. Rezultati i pjesës së parë, Drita 1-1 Prishtina.