Fjalë Kyçe

Përfundon në paqe përballja mes shqiptarëve

Përfundon në paqe përballja mes shqiptarëve

Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja Empoli-Spezia, e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, ku në fushë zbritën plot 4 futbollistë të kombëtares shqiptare.

Nedim Bajrami, Kristjan Asllani (Empoli) dhe Rey Manaj (Spezia) e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa Ardian Ismajli u fut nga stoli, në takimin që përfundoi pa gola.

Me këtë barazim, Empoli mban vendin e 12 të renditjes, me 34 pikë, ndërsa Spezia renditet në vendin e 15, me një pikë më pak./a2cnn