Fjalë Kyçe

Përfundon pjesa e parë: Mainzi po e deklason Werder Bremenin

Përfundon pjesa e parë: Mainzi po e deklason Werder Bremenin

Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e vlefshme për javën e 16’të në Bundesligë mes Werder Bremenit dhe Mainzit.

Ndeshja po zhvillohet në ‘Weserstadion’, teksa pjesa e parë u dominua totalisht nga mysafirët nga Mainzi, të cilët mbyllën 45 minutat e parë në epërsi prej katër golave, 0-4.

Sulmuesi suedez, Robin Quaison, është duke shkëlqyer në këtë ndeshje dhe ka arritur që të kompletoi ‘het-trikun’, teksa goli tjetër u shënua nga Jiri Pavlenka, portieri i Werderit i cili shënoi autogol.

Robin Quaison golin e tretë personal dhe të katërtin për Mainzin e shënoi në minutën e 39’të.