Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet, Falgores dhe Prishtinës.
Prishtina ka pasur raste të mira në pjesën e parë në “Elbasan Aerna” kundër skuadrës nga San Marino, Folgore, shkruan lajmi.net.
Fillimisht ishte Kryeziu që qëlloi shtylën në minutat e para të pjesës së parë, e pastaj disa raste tjera, ku mund ta veçojmë goditjen e Otto John-it, por që portieri intervenoi.
Skuadra Folgore nuk pati shumë shanse dhe prisnin të rrezikonin përmes kundërsulmeve.
Sidoqoftë, skuadrat nuk arritën të tundin rrjetën e kundërshtarit dhe shkuan në pushime me rezultatin baras pa gola.
Rezultati i pjesës së parë, Folgore 0 – 0 Prshtina.