Fjalë Kyçe

Përfundon procesi i votimit në komunat veriore

Përfundon procesi i votimit në komunat veriore

Procesi i votimit në Mitrovicën veriore është mbyllur në orën 19:00.

Sot në Mitrovicën veriore janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e komunave.

Deri në orën 16:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë rreth 35% e të gjithë votuesve me të drejtë vote.

Dalja e votuesve sipas komunave ishte kjo: Zubin Potok (39%), Zveçan (38%), Leposaviq(34%) dhe Mitrovicë e Veriut (33%).

Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka pasur ndonjë incident ndërsa situata ka qenë e qetë.

Kryetarët e komunave veriore: Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia.