Ka përfunduar brenda disa minutave protesta e infermierëve dhe mamive para klinikës së kirurgjisë.
Koeficienti, rritja e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesa e rrezikshmërisë në punë, pagesa e orëve shtesë dhe realizimi i premtimit të qeverisë për shtesat në shumën prej 300 euro janë disa prej kërkesave të sindikatës së infermierëve dhe mamive të Kosovës, raporton KOHA.