Përfundon saga e Enlirat Durakut, pas 20 ditësh grevë ja arrin qëllimit
Ish sekretari i Shoqatës së Infermierëve, Mamive e profesionistëve Shëndetësor, Enlirat Duraku, ka 20 ditë që ka hyrë i vetëm në grevë urie e edhe të etjes për shkak të 3 kërkesave që lidhen me pagesat e punonjësve shëndetësor.
Duraku ka njoftuar se tashmë është arritur që njëra nga këto kërkesa të realizohet, e është pikërisht ajo që ka të bëj me pagesën e ndërrimit të natës nga 18 euro të bëhet në 36 euro. Kjo pasi që është bërë një amandamentim nga Komisioni për Shëndetësi. E në ora 14:00 Kuvendi vec se pritet të miratoj në lexim të dytë projektbuxhetin e vitit 2021.
Ai për IndeksOnline ka thënë se tashmë kjo punë është e kryer.
Ndërsa për mes një statusi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që u angazhuan që kjo kërkesë të realizohet.
Ndryshe Duraku ishte i prekur dhe me Covid dhe refuzonte të merrte terapinë anti Covid.
https://www.facebook.com/enliratkadri.duraku/posts/409452527171485