Fjalë Kyçe

Përfundon seanca, Gjykata vendos në ditët në vijim për votën e Etem Arifit

Përfundon seanca, Gjykata vendos në ditët në vijim për votën e Etem Arifit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila zgjati më shumë se 3 orë ka përfunduar seancën dëgjimore për rastin e votës së deputetit Etem Arifi për Qeverinë Hoti.

Kryetarja e gjykatës, Arta Rama-Hajrizi njoftoi se në ditët në vijim Gjykata do të mblidhet për seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për çështjen.

“Këto argumente ose argumentet plotësuese që dëgjuam sot, mund të përmbledhjen dhe të dorëzohen me shkrim deri më datën 7 dhjetor në Kushtetuese. Përmes kësaj seance, gjykata ka precizuar qëndrimet e të gjithëve. Porsa gjykata të marrë vendim, do të njoftohen palët. Kur të bëhet vendimi i shkruar u dërgohet të gjithëve. Palët do të njoftohen me kohë”, u shpreh Rama Hajrizi.