Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli ka pësuar humbje nga TNS në takimin e kthimit në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.
Feronikeli ka pësuar humbje me rezultatin 0:1 nè përballjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ka qenë sulmuesi Ebbe, ai i cili posa u inkuadrua në lojë realizoi një gol me kokë në portën e Florian Smakiqit në minutën e 67.
Rezultati 0-1 dërgon skuadrën uellsiane në fazën e dytë kualifikuese në Champions League, ndërsa Feronikeli do të garoj në Ligën e Evropës.
Kujtojmë se ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 2-2. /Gazeta Alo