Fjalë Kyçe

Përfundon takimi i shefit të CIA-s me kryeministrin Kurti

Përfundon takimi i shefit të CIA-s me kryeministrin Kurti

Sapo ka përfunduar takimi mes drejtorit të CIA-s, William Burns, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta në objektin e qeverisë.

Kujtojmë se drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë. Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj.

Më pastaj gazetari Tahiri njoftoi se Burns ka shkuar edhe në ndërtesën e agjencisë homologe të CIA-s, atë të AKI-së.

Aty, sipas të gjitha gjasave, takim ka zhvilluar me kreun e këtij institucioni, Petrit Ajeti. As nga ky takim nuk pati informacione se për çfarë u bisedua.

Para Prishtinë, Burns ishte për vizitë në Sarajevë e Beograd.