Krerët e Shtetit janë takuar sot me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.
Pasi kanë përfunduar takimin me ambasadorin amerikan, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim me të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin dhe liderin e Nismës, Fatmir Limajn.
Ky takim ka zgjatur më shumë se një orë.
Çështja e taksës ka qenë temë e diskutimit të këtij takimi, pasi partitë e koalicionit kanë shfaqur mospajtime.
Kryeministri Haradinaj së bashku me Pacollin janë parë duke u larguar nga ndërtesa e Kuvendit ndërsa deri më tani askush nuk është deklaruar për media.