Fjalë Kyçe

Përgjimet në SPAK, reagon Zaimina – publikon fotografi të pasaportës për ditën në të cilën dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë

Përgjimet në SPAK, reagon Zaimina – publikon fotografi të pasaportës për ditën në të cilën dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë

Së fundmi në media qarkulloi lajmi për disa detaje të reja që dolën nga dosja hetimore e aksionit të SPAK në doganën e Morinës.

U tha se protagoniste e përgjimeve ishte edhe një rast mbi këngëtaren Zaimina Vasjari, ku thuhet se kishte kërkuar me ndihmën e policëve të korruptuar që të kalonte kufirin Shqipëri-Kosovë, pa pasur prokurë nga prindi tjetër për fëmijën e saj të mitur.

Në dosjen e Prokurorisë theksohet se në datën 02.01.2022, ora 10:57, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë Laert Sulos me mesazh: “Është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty Morinë, po s’ka prokurë, Zaimina Vasjari. Laert Sulo – polic: Kur do kthehet? Tani: Ja ta pyes… dy ditë, datë 4 ka kthim. Laerti: Ok, çfarë makine ka ose jepi numrin tim të flas me të. Tani: ‘Range Rover’. Laerti: Ok”.

Ndërkohë, kundrejt kësaj çështje ka reaguar vet këngëtarja Zaimina Vasjari përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Ajo ka publikuar fotografi të pasaportës së saj me vulat që ka marrë në datën e lartpërmendur (02.01.2022), gjatë kalimit të kufijve në Mal të Zi dhe në Kroaci.

“Një pyetje kam unë, a punon sistemi tims në Morinë”, ka shkruar Vasjari në mbishkrimin e fotografisë.

Sistemi TIMS përndryshe ndihmon që asnjë person me precedent penal, apo i dënuar në autoritete shqiptare dhe të huaja, nuk mund të depërtojë në Shqipëri dhe të dalë jashtë saj, pasi të gjitha pasaportat përpunohen në këtë sistem që ka të integruar databazën për të gjithë shtetasit si dhe të gjitha informacionin e sistemit të Interpolit./telegrafi.