Fjalë Kyçe

Përhapja e koronavirusit, Kurti: Nga ky moment nuk ia jap dorën asnjë ministri

Përhapja e koronavirusit, Kurti: Nga ky moment nuk ia jap dorën asnjë ministri

Në një konferencë për media pas vendimit lidhur me coronavirusin, kryeministri Albin Kurti njoftoi se nga ky moment nuk do t’ua japë dorën asnjërit ministër as zëvendëskryeministër.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Qeveria ka miratuar masat për parandalimin e coronavirusit, të propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Këto janë masat e votuara nga Qeveria:

Në Kosovë nuk kemi asnjë të konfirmuar më Covid 19, por pavarësisht kësaj OBSH ka shpallur pandemi, marrë parasysh këtë komiteti sot ka vendosur që të merren masa paraprake me qëllim të parandalimit të virusit.

Ndërprerja e procesit edukativo -arsimor deri më 27 mars në të gjitha nivelet, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna, kjo masë nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe të sigurisë

Pezullimi i përkohshëm ajror dhe tokësore nga vendet me rrezik të lartë

Kontrolli i obliguar i udhëtareve në të gjitha hyrje daljet të gjithë qytetarëve që vijnë nga vendet epidemike

Vetëkarantim i detyruar për  ata që hyjnë nga zonat me rrezik të lartë dhe të mesëm, nëse nuk mund të karantinohen rekomandohen të vendosen në karantina të përbashkëta të përcaktuara nga qeveria e Kosovës.

Aktivitete publike dhe jopublikë të mbyllura pa praninë e publikut si: ngjarje tubime sportive, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër.

Të ndalohet veprimtaria e klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave pishinave pas orës 23:00.

Të ndalohet eksporti i pajisjeve , materialeve medikamenteve nga ana e operatoreve ekonomik dhe prodhueseve përveç me vendim të qeverisë

Të gjitha institucionet qeveritare  si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të marrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimit të ministrisë së  shëndetësie që kanë të bëjnë më masa të përforcuara higjienike

Të gjitha ndërmarrjet  publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportueseve

Të ndalohet transporti i i organizuar ndërkombëtar si më autobusë, minibus drejte vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas

Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Varësisht me situatën vendimet do të ndryshohen dhe plotësohen.