Rusia ka raportuar rastin e parë të llojit të gripit të shpendëve, H5N8, që kaloi nga pulat tek njerëzit.
Zyrtarët thanë se shtatë punëtorë në një fabrikë shpendësh në jug të vendit ishin infektuar me H5N8, raporton BBC.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë atje, masat adekuate ishin marrë shpejt për të ndaluar përhapjen e infeksionit. Nuk kishte asnjë shenjë transmetimi midis njerëzve.
Rasti ishte raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.