Mjeku Alban Hatibi prej ditësh është i konfirmuar si i prekur me COVID-19. Mësohet se sot gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është shtruar në reaminacion.
Hatibi ishte konfirmuar pozitiv me koronavirus, pas testit të kryer disa ditë më parë dhe gjendja e tij ka qenë e qëndrueshme.
Mjeku është pjesë e bluzave të bardha tek spitali “Shefqet Ndroqi” i specializuar si anestezist-reanimator. Hatibi nuk është mjeku i parë që preket nga COVID-19 në Shqipëri, më herët pozivitë kanë rezultuar dhe Roland Xhaxho, Dhimitër Kraja etj, dhe virusi i mori jetën dhe mjekut Arjan Pushi.
Nga ana tjetër situata e COVID në Shqipëri sa vjen e përkeqësohet. Sot ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë humbur jetën dhe 4 pacientë dhe janë konfirmuar dhe 120 raste të reja. /dosja