Fjalë Kyçe

Përkeqësohet situata me koronavirus në Maqedoni, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Përkeqësohet situata me koronavirus në Maqedoni, tre të vdekur në 24 orët e fundit

Tre persona kanë vdekur në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke quar numrin total të viktimave në 101.

Sipas, Ministrisë së Shëndetësisë, dy persona të vdekur janë nga Tetova, të moshës 57 dhe 78-vjeçare, ndërsa i treti është nga Veleshi, i moshës 58-vjeçare. Po ashtu janë regjistruar 30 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë në tri ditët e fundit.

Maqedonia ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve me koronavirus për numër popullsie krahasuar me vendet e rajonit.