Fjalë Kyçe

Përleshja fizike në një qendër tregtare në Prizren, publikon pamjet të reja nga ky incident

Përleshja fizike në një qendër tregtare në Prizren, publikon pamjet të reja nga  ky incident

Një përleshje fizike në mes disa personave ka ndodhur dje rreth orës 18:45 në një qendër tregtare në Prizren.

Avokati Arianit Koci, ka publikuar pamjet e momentit të kësaj përleshje, ku sipas tij është sulmuar një familje rome nga ana e sigurimit të kësaj qendre.

Koci në një postim në Facebook, ka shkruar se “Prindërit dhe vajza 11 vjeqare kanë pasur maskën, kurse djali i tyre jo. Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmon njërin prej familjarëve fizikisht, në prani të familjes- për shkak të mos bartjes së maskës, duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze”.

Ndryshe Policia e Kosovës, mbrëmë ka njoftuar se lidhur me rastin ka shoqëruar në stacionin policor katër persona.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi deklaroi se deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi.

“Njësiti i Policisë i janë përgjigjur këtij rasti dhe në stacionin policor janë shoqëruar katër persona të përfshirë në përleshje. Hetuesit në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke u marrë me rastin. Të dyshuarit do të ndalohen deri në 6 orë derisa të kryhen procedurat. Deri te kjo përleshje kanë ardhur pasi personat nuk i janë bindur sigurimit për vendosjen e maskave”, deklaroi Gashi. /Telegrafi/