Fjalë Kyçe

Përleshje e përgjakshme në NBA mes LeBron James dhe Stewart

Përleshje e përgjakshme në NBA mes LeBron James dhe Stewart

Ndeshja e mbrëmshme mes Los Angeles Lakers dhe Detroit Piston përfundoi me një përleshje të përgjakshme.

Shefi Scott Foster tha se ylli i Lakers, LeBron James u përjashtua nga fitorja e së dielës 121-116 ndaj Pistons për “kontakt të panevojshëm dhe të tepruar mbi supe” gjatë një grindjeje që la qendrën e Detroitit, Isaiah Stewart, me gjakderdhje mbi syrin e djathtë, shkruan faqja zyrtare e NBA-s, transmeton Klankosova.tv.

James e kapi Stewart me një goditje në anën e djathtë të fytyrës së tij, ndërsa të dy luftuan për pozicionin në një gjuajtje të lirë.

Të dy u ndanë menjëherë nga shokët e skuadrës, por Stewart u tërbua pasi gjaku filloi t’i rrjedhë nëpër fytyrë. Duke bërë përpjekje të përsëritura për të kapur James, Stewart tërhoqi gabime të shumta teknike dhe një dëbim të tij të mëvonshëm ndërsa trajnerët dhe shokët e skuadrës u përpoqën dëshpërimisht ta frenonin atë.

“Isaiah mori dy gabime teknike për veprime të shumta josportive gjatë sherrit,” tha Foster.