Fjalë Kyçe

Përleshje fizike në një fshat të Vitisë, lëndohen shtatë persona, njëri dërgohet me urgjencë në QKUK

Përleshje fizike në një fshat të Vitisë, lëndohen shtatë persona, njëri dërgohet me urgjencë në QKUK

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshjeje fizike që ka ndodhur sot në fshatin Sllatinë e Epërme të Vitisë.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe pas trajtimit mjekësor që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit, është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Këto informacione i ka dhënë për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Si pasojë e këtij incidenti së paku 7 persona janë lënduar, njëri më rëndë.  Pas ndihmës mjekësore që ka pranuar në Spitalin e Gjilanit është dërguar për në QKUK. Shkaqet e incidentit nuk dihen ende ndërsa policia është duke e hetuar rastin”, tha Hashani.