Fjalë Kyçe

Përleshje me mjete të mprehta në Pejë, dy persona bëhen për spital

Përleshje me mjete të mprehta në Pejë, dy persona bëhen për spital

Dy persona në Pejë pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy mjete të mprehta, kurse të dyshuarit janë dërguar për tretman mjekësorë dhe janë nën përkujdesje të policisë.

“Pejë 14.07.2020 – 21:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje, ku lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu dy të dyshuarit kishin marrë lëndime dhe të njëjtit janë shtruar në spital për tretman mjekësor dhe janë nën përkujdesje të policisë. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta të cilat dyshohet se janë përdorur në rast”, thuhet në raportin e policisë.

Policia thotë se rasti po vazhdon të hetohet.