Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Ka ndodhur një përleshje në mes disa të rinjve, katër nga ta janë marrë nga policia dhe janë duke u intervistuar. Një person ka një lëndim të lehtë por jo nga arma që po përfolet”, ka thënë Zahiti.
Ai ka theksuar se rasti në fjalë është duke u hetuar dhe se ende nuk janë gjetur prova për përdorimin e armëve të zjarrit.