Një incident me armë zjarri ka ndodhur sot në Fushë Kosovë.
Në këtë incident u përfshin disa zyrtarë policorë dhe pronarët e një lokali, njofton Klan Kosova
Policia bën të ditur se një person është plagosur dhe pesë persona janë lënduar ku dy prej tyre janë pjesëtarë të policisë.
Rastin për klankosov.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”.
“Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar pesë persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor”.
“Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”.