Një aksident i pazakontë ka ndodhur në Korçë, ku një ambulancë është përmbysur pranë karburantit të qytetit.
Sipas dëshmive, fillimisht drejtuesi i autoambulancës është përplasur me një nga pemët dekorative e më pas mjeti është përmbysur.
Shoferi ka marrë disa lëndime, ndërkohë që nuk paraqiten probleme për jetën. Drejtuesi ka qenë në ambulancë me një mjek, nuk ka pasur pacientë brenda.
Ndërkohë, policia që ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, do të kryej testin e alkoolit për shoferit, i cili ka marrë dëmtime trupore por ndodhet jashtë rrezikut./a2cnn