Fjalë Kyçe

Përmbytja shkakton mbylljen e autostradës A2 në Zvicër

Përmbytja shkakton mbylljen e autostradës A2 në Zvicër

Moti i lig po vazhdon të shkaktojë telashe në shumë pjesë të Zvicrës. Shumë zona janë përmbytur dhe shumë lumenj e liqene kanë dalë nga shtrati.

Shiu i vazhdueshëm po bën që nivelet e shumë lumenjve të rriten me shpejtësi. Kështu ka ndodhur gjithashtu edhe në kantonin e Uri, ku lumi Reus tashmë ka vërshuar, raporton srf.ch.

Përmbytja atje tani ka bërë që autostrada A2 të mbyllet në të dy drejtimet. Sipas TCS, ka pasur një bllokim midis kryqëzimit Altdorf dhe Amsteg. Rrugët e kalueshme janë të shënjuara, transmeton albinfo.ch.

Për udhëtarët drejt jugut tani rekomandohet itinerari mbi San Bernardino, pra shmangia e Gotthardit.

Autoritetet e Kantonit Uri kanë njoftuar në mesditë se kanë nisur masat e para të planifikuara të mbrojtjes nga përmbytjet.

Qafat si ajo e Furka-s (Furkapass), Susten Pass dhe Gotthard Pass janë të mbyllura për shkak të reshjeve të borës. Rrëshqitje të vogla kanë ndodhur së fundmi midis Realp dhe Hospental.

Furkastrasse gjithashtu do të mbyllet së shpejti.