Fjalë Kyçe

Përparim Rama: Mbrëmë ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës “Muharrem Fejza”

Përparim Rama: Mbrëmë ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës “Muharrem Fejza”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar gjatë ditës së sotme rrugën “Muharrem Fejza”.

Rama thotë se kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme, teksa bëri të ditur se mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, njofton Klankosova.tv.

“Kemi trashëguar një problem kompleks në rr. Muharrem Fejza, i cili kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje të përhershme. Ndërkohë që bashkë me ekipin tim po merremi intensivisht me këtë çështje”

“Kam vendosur të marrim masa të përkohshme për t’ua lehtësuar sadopak banorëve qarkullimin gjatë këtyre ditëve të dimrit. Mbrëmë, ka nisur shtrimi me zhavorr i rrugës, në mënyrë që kalimi i këmbësorëve dhe lëvizja e veturave të jetë më e lehtë”.