Fjalë Kyçe

Përparim Rama në Paradën e Krenarisë: Ne e mbështesim komunitetin LGBTIQ

Përparim Rama në Paradën e Krenarisë: Ne e mbështesim komunitetin LGBTIQ

Ka filluar manifestimi i Paradës së Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë për të mbështetur Paradën e Krenarisë që është duke u mbajtur në Prishtinë, kuadër të Javës së Krenarisë.

Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës e mbështet komunitetin LGBTIQ.

Parada do të përmbyllet me një koncert në platenë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

Java e Krenarisë 2022 nisi më 6 qershor, teksa edicioni i gjashtë i këtij organizimi u bë nën sloganin “Edhe n’shtet, edhe n’shpi”.