Para Parlamentit serb në prag të fillimit të seancës për Kosovën, pati një incident midis deputetëve të Dverit dhe Partisë Radikale Serbe.
Anëtarët e Dverit nuk deshën të largoheshin për t’i lëshuar rrugën veturës në të cilën ishte krimineli serb Vojisllav Sheshel, përcjell ksp.
Në fillim kishte një përplasje verbale kur Shesheli ofendoi deputetët e Dverit dhe më pas erdhi edhe deri te përplasja fizike.
Në fund, deputetët e Dverit u larguan për t’i hapur rrugë veturës së Sheshelit.