Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te Reali i Madridit.
Spanjollët sapo kanë fituar Kupën e Botës për klube, por situata nuk është aspak e qetë.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, presidenti Perez ka pasur polemika me trajnerin Skolari për sa i takon shitjes së Isco-s.
Presidenti nuk është dakort për shitjen e tij dhe i ka kërkuar trajnerit llogari. Tekniku e ka lënë shpeshherë në stol mesfushorin dhe marrëdhënia e tyre është komentuar edhe në media.
Për Isco-n “pas dere” qëndrojnë PSG dhe disa ekipe të Premier Ligës, por nga ana tjetër edhe Juventusi që kërkon të përfitojë nga situata.