Një përleshje shpërtheu pas përfundimit të ndeshjes mes Cagliarit dhe Milanit.
Sipas raportimeve nga Italia, thuhet se e gjithë kjo situatë u krijua pasi tifozët vendas nisen me kore raciste.
Mike Maignan ishte duke festuar me Fikayo Tomori kur ofendimet u intensifikuan, përcjell express.
Tifozët e Cagliarit nuk u ndalën me thirrjet e tyre raciste, teksa pas kësaj një përleshje filloi edhe mes futbollistëve brenda fushës.
Ndryshe, Milani e fitoi këtë ndeshje me rezultat minimal 0:1.