Fjalë Kyçe

Përplasje mes Vjosa Osmanit e Teuta Haxhiut në Kuvend

Përplasje mes Vjosa Osmanit e Teuta Haxhiut në Kuvend

Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca plenare ku po diskutohet për propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti.

Me të marrë fjalën deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu pati një përplasje me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, ku i tha se e kishte kërkuar fjalën e para, raporton lajmi.net.

I menjëhershëm ishte reagimi i Osmanit, e cila i tha se me radhë janë grupet parlamentare, duke i thënë se tash e keni falën.

“Zonja deputete me radhë janë grupet parlamentare, ju s’jeni, tash jeni me radhë”, tha Osmani.