Monika Lubonja këtë të enjte në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi teksa foli për rrugëtimin e saj në Big Brother tha se nuk e priste që do të ishte deri në fund të programit. Sipas saj, kishte menduar që do të qëndronte vetërm 3-4 javët e para të reality-t.
Duke qenë se ishte që nga dita e parë deri në javën e fundit, ajo ishte prezente në shumë situata, përfshirë këtu edhe lidhjen Donald- Trixa. Kjo lidhje së fundmi është diskutuar shumë dhe në media qarkullon lajmi i ndarjes së tyre, ndaj Ermali e pyet Monikën se si i erdhi ky lajm.
“I befasishëm. Se unë edhe përpara disa ditësh kur bëmë Big Brother post mendoja që janë gjërat emocionale, unë besoja dhe vazhdoj të besoj tek Donaldi. Unë besoj tek historia e tyre, varet si e kam parë brenda, i kam parë shumë afër ata dhe kam qenë shumë afër me atë çift.
Janë të dy të mrekullueshëm, Trixa ndjehej që e dashuronte apo e donte. Unë them që do ketë një dritë jeshile sepse është situata, nuk duhet të paragjykojmë është i tronditur edhe Donaldi”, tha ajo.
Ndër të tjera e pyet Ermali e pyet nëse do e lejonte vajzën e saj të ishte pjesë e një formati të tillë. Monika për këtë tha: ‘Unë e di pse do jua sugjeroja juve sepse do jeni një brez që përveç punës që keni parë keni shpirtin shumë të mirë, zemrën shumë të mirë. Do shkoj unë tek të gjithë mamatë nëse mërziten për ju’.