Ivan Perisic është shumë pranë të transferohet drejt Tottenham Hotspur.
Perisic ka kontratë me Interin deri në vitin 2022, ndërsa rinovimi nuk pritet të arrihet.
Sipas gazetari italian, Fabrizio Romano, Perisic do të jetë në Londër javën e ardhshme së bashku me agjentët e tij për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij si lojtar i ri i Tottenham, përcjell lajmi.net.
Kroati do t’i bashkohet Spurs në një marrëveshje dyvjeçare.
Kështu mesfushori pritet t`i jap fund gjatë kësaj vere periudhës shtatëvjeçare te ‘Nerazzurrët’.