Fjalë Kyçe

Persona të armatosur dje në mes të ditës grabitën një bankë në Prishtinë

Persona të armatosur dje në mes të ditës grabitën një bankë në Prishtinë

Dje rreth orës 16:40, ka ndodhur një grabitje me armë në njërën nga bankat në Prishtinë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Punëtorja e bankës ka njoftuar policinë se dy persona të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar.

“Ankuesja femër kosovar punëtore e bankës ka njoftuar se dy persona të panjohur të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë  grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.