Fjalë Kyçe

Personat e lënduar më rëndë do të dërgohen për shërim në Turqi

Personat e lënduar më rëndë do të dërgohen për shërim në Turqi

Disa nga të lënduarit nga shpërthimi i tmerrshëm në Ferizaj do të dërgohen për shërim në Turqi.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka thënë se komuna që ai udhëheq ka nisur përpjekjet për lehtësimin e procedurave për shërim në Republikën e Turqisë, shkruan lajmi.net.

“Po bëjmë përpjekje maksimale që për të lënduarit në gjendje më të rëndë, ta lehtësojmë procedurën për shërim në Republikën e Turqisë, sipas rekomandimeve të mjekëve, pas vendosjes së kontakteve nga Komuna e Ferizajt bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, Shërbimin Spitalor Klinik-Universitar të Kosovës dhe kërkesës tonë pranë Ambasadës së Turqisë në Kosovë”, ka thënë Aliu.

Ai ka falënderuar mjekët dhe infermierët si dhe të gjithë ata që u angazhuan që kjo tragjedi të mos merrte përmasa edhe më të mëdha.

“Zemërthyer e të tronditur jemi sot, jo vetëm ne ferizajasit, nga vala e zjarrit e shpërthimi i fuqishëm që lëndoi dhjetëra qytetar”, ka shkruar Aliu.