Fjalë Kyçe

Personat nga mosha 16-vjeçare e lartë kanë tani të drejtë vaksinimi në SHBA

Personat nga mosha 16-vjeçare e lartë kanë tani të drejtë vaksinimi në SHBA

Të gjithë personat në SHBA nga mosha 16-vjeçare e lart ka të drejtë të vaksinohet kundër COVID-19, tha të hënën Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit nga mosha 16 e lart, të cilët kanë sëmundje ekzistuese që rrisin rrezikun komplikimeve serioze dhe kërcënuese nga COVID-19, duhet të jenë midis atyre që kanë përparësi.

Shumica e shteteve në SHBA tashmë kanë zgjeruar shpërndarjen e tyre të vaksinave të coronavirusit nga kjo grupmoshë.

Alaska ishte shteti i parë që filloi me përdorimin e vaksinës në moshën 16 vjeç, dhe u pasua nga shtetet sikurse Gerogia, Teksasi dhe Kalifornia.

Asnjë vaksinë kundër COVID-19 nuk është autorizuar ende për ata persona nën moshën 16-vjeçare, megjithëse testimi është duke u zhvilluar.