Fjalë Kyçe

Personi i sëmurë nxirret nga banesa prej mjekëve dhe policisë në Vushtrri

Personi i sëmurë nxirret nga banesa prej mjekëve dhe policisë në Vushtrri

Një person i sëmurë është bartur sot me autoambulancë nga banesa e cila ndodhet në rrugën “Wesley Clark” në Vushtrri.

Autoambulanca dhe një patrullë policie kanë intervenuar në rast.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihen mjekët teksa e marrin në autoambulancë personin e sëmurë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për IndeksOnline se deri tani nuk ka asnjë informacion për këtë rast.

“Në momentin që kam ndonjë informacion, do t’iu informoj”, ka thënë Zahiti.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=36&v=fnIpgd2mmWI&feature=emb_title