Fjalë Kyçe

Rasti i personit që u gjet i vdekur në veturën e tij në Koliq të Prishtinës, po cilësohet si vdekje e dyshimtë

Rasti i personit që u gjet i vdekur në veturën e tij në Koliq të Prishtinës, po cilësohet si vdekje e dyshimtë

Rasti i ndodhur në fshatin Koliq të Prishtinës, Policia e cilësojnë si vdekje të dyshimtë. Shiritat që tregojnë skenën e krimit mbetën në oborrin e kësaj shtëpie në periferi të Prishtinës.

Kjo pasi një person rreth të 60-tave dyshohet se u vra në këtë vend. Vetura e tij u mor nga organet e hetuesisë për të zbardhur rrethanat e këtij rasti.

E kur T7 qëndroi në vend të ngjarjes, aty nuk u pa askush. Deri më tani nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Viktima me inicialet RR.L, ishte punëtor i një termocentrali në Obiliq. Aty punonte për një kohë të gjatë, ndërsa, banorët fshatit Koliq, thonë që i ndjeri banonte në Prishtinë, e këtu vinte vetëm për vizitë.

Sipas tyre, për të njëjtin nuk kishin dëgjuar që kishte probleme më parë, dhe se sjelljet e tij ishin të mira.