Fjalë Kyçe

Personi që tentoi t’i ikë policisë në Fushë – Kosovë, dërgohet në burgun e Dubravës

Personi që tentoi t’i ikë policisë në Fushë – Kosovë, dërgohet në burgun e Dubravës

Dje ka raportuar dhe ka publikuar video ekskluzive të një aksioni të Policisë së Kosovës që ishte zhvilluar pas mesnatës së të martës në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në këto pamje shiheheshin disa vetura të policisë duke ndjekur për disa kilometra një veturë të dyshuar “Golf IV” të cilën kanë arritur ta ndalojnë në hyrje të Fushë Kosovës.

Në pranga kanë përfunduar tre persona të dyshuar të cilët kanë tentuar të ikin nga policia e të njëjtit me pas janë dërguar me vetura të policisë në stacion për t’u intervistuar.

Derisa policia sot ka dhënë detaje me të njëjtin aksion, ku thuhet se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Fushë Kosovë 09.06.2020-02:21. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.