Një person është vrarë pasditen e sotme në fshatin Novosellë të Pejës.
Mësohet se viktima dhe dorasi ishin familjarë mes vete, më konkretisht djem të axhës.
Viktima është Bashkim Brahimaj kurse i dyshuari Faton Brahimaj.
Siç mësohet, vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësore.