Një incident ka ndodhur pak minuta më parë në Drenas. Atje një person ka marrë lëndime trupore pasi i ka rënë reklama që ishte e vendosur në një lokal në Drenas.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është 22-vjeçar dhe është dërguar për tretman mjekësor për shkak se ka marrë lëndime trupore.
Siç mëson Sinjali, viktima po kalonte nga sheshi, kur reklama e lokalit i ra dhe si pasojë i shkaktoi lëndime trupore.
Ky nuk është rasti i parë kur reklamat e lokaleve në Kosovë nuk vendosen siç duhet dhe kështu e pësojnë qytetarët.