Fjalë Kyçe

Përveç pozitës së kryetarit, KGJK shpall konkurs të brendshëm edhe për 14 pozita për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale

Përveç pozitës së kryetarit, KGJK shpall konkurs të brendshëm edhe për 14 pozita për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale

Prishtinë- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGKK) në takimin e 279-të, të mbajtur të premten, pas shpalljes së konkursit për kryetar të Gjykatës Komerciale, ka shpallur konkurs të brendshëm për 14 pozita për gjyqtarë të kësaj gjykate.

Nga këto 14 pozita, nëntë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa pesë të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në konkursin e shpallur për gjyqtarë të Gjykatës Komerciale, nga 14 pozitat e shpallura të këtij konkursi, dy nga to do të jenë pozita të rezervuara për komunitet joshumicë.

Ndërsa, sa i përket komisionit vlerësues për këto pozita, Albert Zogaj, kryesues i KGJK-së, ka thënë se ai do të caktohet pas zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës Komerciale.

Po ashtu, Zogaj tha se konkursi në këtë fazë nuk mund të jetë konkurs i jashtëm, për shkak se është një proces i rekrutimit të gjyqtarëve dhe pa mbaruar ai proces nuk mund të shpallet tjetër.

Tutje, lidhur me mungesat buxhetore për themelimin e kësaj gjykate, anëtari i KGJK-së, Avni Mehmeti ka thënë se si Këshill kanë ndërmarrë masat për implementimin e Ligjit për këtë gjykatë, por që sipas tij do të kenë vështirësi për implementimin në tërësi të këtij Ligji.

“Për mungesat apo pengesat qe mund të kemi gjatë rrugës, nuk po du me përsërit, por meqenëse bëhet fjalë për rekrutim, ne si KGJK i kemi marrë të gjitha masat që në afat rekord me impelmentu ligjin, por është mirë që opinioni me ditë qe do kemi vështirësi për implementimin e tërësishëm të këtij ligji”, tha Mehmeti.

Të ngjajshme
KGJK shpall konkurs për kryetar të Gjykatës Komerciale

4 Mar, 2022, 13:54
KPK dhe KGJK nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për…

2 Mar, 2022, 15:19
Zogaj: Nuk do të ketë gjyqtarë të paprekshëm, të gjithë ata…

1 Mar, 2022, 21:15
Ai shtoi se kur përmend implementimin e këtij ligji, e ka fjalën për rekrutimin e të gjithë stafit të Gjykatës Komerciale.

“Kur them në implementimin e tërësishëm të këtij ligji, e kam fjalën për rekrutimin e tërësishëm të krejt stafit të Gjykatës Komerciale, tu marrë parasysh se kemi më pak buxhet që nënkupton që kemi më pak buxhet rreth 6 milionë e gjysmë nga planifikimet që ka bo Këshilli e ky buxhet është dashtë të ndahet nga Qeveria, e pastaj edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, theksoi Mehmeti.

Ndryshe, sipas Ligjit për Gjykatën Komerciale përveç kritereve minimale të përcaktuara me ligj, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Parë të kësaj gjykate, kandidati duhet të jetë i emëruar gjyqtar, ose së paku t’i ketë tri vite përvojë relevante në fushën juridike.

Ndërsa, për të ushtruar funksionin e gjyqtarit në Dhomat e Shkallës së Dytë, kandidati duhet të ketë së paku pesë vite përvojë si gjyqtar.

Ndryshe, lidhur me funksionalizimin e Gjykatës Komerciale në mbledhjen e 278-të të KGjK-së ishte deklaruar Albert Zogaj, kryesues i Këshillit, i cili kishte thënë se në rast se nuk do të ketë rishikim të buxhetit në qershor, do të rrezikohet funksionimi i Gjykatës Komerciale.

“Në qoftë se nuk do te ketë rishikim të buxhetit në qershor dhe ndarje ose mbështetje të veçantë për këtë pjesë patjetër që do të rrezikohet mirëfunksionimi i Gjykatës Komerciale” tha Zogaj.