Fjalë Kyçe

Përveç shesheve të Prishtinës, bllokohet edhe ‘Fontana’ në Ulpianë

Përveç shesheve të Prishtinës, bllokohet edhe ‘Fontana’ në Ulpianë

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim sot që të ndalojë lëvizjen e qytetarëve nëpër të gjitha sheshet kryesore.

Që nga dita e sotme qytetarët e Prishtinës nuk do të mund të lëvizin shesheve kryesore.

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se për shkak të sigurisë edhe e kanë marrë një vendim të tillë, pasi që sipas tij, qytetarët po dalin pa nevojë shesheve të Prishtinës.

Mirëpo, një gjë e tillë është vepruar njësoj edhe në lagjen Ulpiana në Prishtinë, përkatësisht në vendin e njohur si “fontana”.

Lexues të lajmi.net, kanë dërguar këtë fotografi në adresën tonë, ku edhe shihet se është vendosur shiriti i policisë i cili ndalon lëvizjen në këtë pjesë.

Theksojmë se “fontana” në Ulpianë është një vend mjaft i frekuentuar e sidomos kur moti është me diell.

Kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë 145 persona të prekur me koronavirus, 23 të shëruar dhe tre të vdekur.